Përveç njohurive të shumta matematikore, gjuhësore e letrare që marrin fëmijët e parashkollorit, nuk mbeten pas edhe njohuritë nga jeta, natyra dhe shkencat. Një temë e zhvilluar ditët e fundit nga mësueset e parashkollorit ishte edhe cikli i jetës së një future. Nëpërmjet informacioneve të marra nga interneti, aplikacioneve të bëra me kartona e mjete të tjera mësimore dhe shpjegimit të mësueseve fëmjët kuptuan se si zhvillohet cikli jetësor i fluturave. Ata mësuan të gjitha etapat ku ai kalon, që nga krijimi i vezës, vemjes, më pas fshikëzës e  deri në formimin e fluturës që njohim të gjithë. Kështu fëmijët zgjeruan dijet rreth botës që i rrethon dhe shuan kuriozitetin për këtë insekt kaq të bukur e kaq të dashur për ta.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *