Të ftuarit e radhës në zyrën mikpritëse të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, ishin fëmijët e parashkollorit të shkollës sonë. Fëmijët e ndien veten si në shtëpi, duke bashkëbiseduar me Kryetarin e Bashkisë dhe i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet njëri – tjetrit. Të pyetur nëse e dinin biҫikletën, të gjithë fëmijët, të entuziazmuar u përgjigjën me një “Po” të madhe dhe Lali Eri u premtoi se do të sillte më shumë biҫikleta për moshat e vogla e i ftoi vogëlushët për të dalë të gjithë së bashku dhe për të shëtitur me biҫikletë në rrugët e Tiranës, për t’i përcjellë kujtdo mesazhin e tolerancës ndaj ambientit. Para se të largoheshin, Kryetari i Bashkisë u dhuroi fëmijëve stema, në të cilat lexohej: “TAKOVA  LALI  ERIN!”

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *