Fëmijët dhe t...

  • Turgut Ozal Social Media

Fëmijët dhe televizori

Fëmijët parashkollorë tregojnë interes dhe reagojnë fuqishëm ndaj programeve televizive, filmave vizatimorë, kukullave, humorit, këngëve me lëvizje dhe lojrave. E dimë të gjithë që fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç,nuk e perceptojnë dot që filmi nuk është diçka e vërtetë, mendojnë se ngjarjet ndodhin në atë moment dhe ndihen sikur janë ata protagonistët, prandaj dhe emocionohen.

Me kalimin e kohës televizori është kthyer në një mjet që po drejton jetën tonë sociale dhe private. Përveç të rriturve, edhe fëmijët që nga lindja janë vazhdimisht para ekranit. Një fëmijë që hap sytë në një ambient familjar, nuk mjaftohet vetëm me komunikimin me prindërit, por kalon dhe në komunikim me televizorin. Duke vazhduar që nga lojrat, të ngrënit, të studiuarit e deri në momentin kur shtrihen të flenë, fëmijët janë çdo moment pranë televizorit. Ndërsa mbi ne, të cilët i thërrasim `fëmijët e televizorit` dhe që i dorëzojmë para tij, bie një përgjegjësi e madhe.

Fëmija është si një libër që pret të lexohet siç duhet dhe, ne, nënat dhe baballarët, që të arrijmë këtë gjë duhet që të nxjerrim në pah talentet, veçoritë dhe ndjeshmëritë e tyre. Për këtë arsye duhet që fëmija jonë më shumë se me televizorin të kalojë kohë me ne. Studimet e bëra tregojnë se në ditët e sotme zakoni dhe shpeshtësia e të parit televizor sa vjen e po rritet dhe kjo situatë paraqet rrezik në formimin e karakterit të fëmijëve dhe të qënit të suksesshëm… Fëmijët nuk po formojnë dot personalitetin dhe identitetin e tyre. Televizori, i cili i sulmon shikuesit e pambrojtur me komunikimin e njëanshëm, ndikon fëmijët tanë tek të cilët akoma nuk është zhvilluar vetëdija.

Sigurisht që televizori bën fjalë për gjëra që janë të ndryshme për mosha të ndryshme. Fëmijët parashkollorë tregojnë interes dhe reagojnë fuqishëm ndaj programeve televizive, filmave vizatimorë, kukullave, humorit, këngëve me lëvizje dhe lojrave. E dimë të gjithë që fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç,nuk e perceptojnë dot që filmi nuk është diçka e vërtetë, mendojnë se ngjarjet ndodhin në atë moment dhe ndihen sikur janë ata protagonistë prandaj dhe emocionohen. Këto emocione janë kalimtare,por ndonjëherë mund të lënë dhe shenja gjatë gjithë jetës. Në moshat më të larta, fëmijët kuptojnë arsyet e ngjarjeve në film, përfundimet dhe kuptojnë edhe që këto nuk janë të vërteta dhe kështu mund të bëjnë dhe komente rreth tyre.

Ne si prindër duhet të sigurojmë që fëmija jonë të ndikohet për mirë nga televizori. Që një fëmijë të zhvillojë një personalitet të shëndetshëm ka nevojë sa për dashuri aq edhe për disiplinë.Çdo shtëpi duhet të ketë disa rregulla brenda saj. Këto rregulla duhet të vendosen edhe në lidhje me televizorin dhe të vihen kufij. Ajo që familjet duhet të bëjnë, është që të mos i lënë fëmijët të vetëm e të pambrojtur para televizorit, sepse çdo gjë që fëmi ja mëson në atë moshë hyn në jetën e tij si e mirë apo e keqe dhe pasojat shfaqën në vitet e mëvonshme. Nuk duhet të harrojmë që në ato momente fëmija është në përpjekje për të njohur botën dhe duhet të marrë mesazhe të drejta. Me këtë përgjegjësi duhet që të jemi zgjedhës e drejtues gjatë shikimit të televizorit si dhe ta mësojmë fëmijën se çfarë programesh duhet të shohë dhe çfarë nuk duhet të shohë. Në qoftë se bëjmë që fëmija jonë të fitojë aftësinë e të përdorurit të televizorit në mënyrë kritike, atëherë televizori kthehet në një mjet të dobishëm. Po të nevojitet, le të marrim në dorë listën e programeve televizive dhe të përcaktojmë se cilat programe duhet të shohë fëmija e cilat jo, duke i shpjeguar dhe arsyet. Në këtë mënyrë bëhemi një shembull i mirë për fëmijët. Nuk duhet të harrojmë që, nëse do të bëjmë gjërat që atyre ua kemi ndaluar, atëherë fëmijës do t’i dëmtojmë konceptimin e së drejtës dhe të gabuarës. Nëse ne do të jemi të suksesshëm në mosndjekjen e programeve të panevojshme atëherë do të prezantojmë një shembull te fëmija jonë. Që televizori të mos na kontrollojë ne, duhet ta kontrollojmë ne atë. Ndoshta rruga që duhet të ndjekim është e gjatë, por po të duam mund ta bëjmë…

Duhet që të jemi zgjedhës dhe drejtues gjatë shikimit të televizorit dhe të mësojmë se çfarë programesh duhet të shohë dhe çfarë nuk duhet të shohë fëmija. Në qoftë se bëjmë që fëmija jonë të fitojë aftësinë e të përdorurit të televizorit në mënyrë kritike, atëherë televizori kthehet në një mjet të dobishëm.

 

 

 

Këshilla për prindërit

– Si fillim duhet të bëheni ju modeli i veprimit që doni të shikoni tek fëmija juaj.

– Në komunikim dhe në trajtimin e problemeve gjeni gjithmonë zgjidhje larg dhunës.

– Qëndroni larg mendimit “Fëmijët dhe të rinjtë nuk kuptojnë se janë të parritur”.

– I paraqisni fëmijës në vend të filmave me dhunë, filma të tjerë alternativë ose angazhojeni në punë të ndryshme në përshtatje me moshën.

– Mos i merrni me të qeshur dhe mos i lejoni fëmijës lojëra dhe argëtime që përmbajnë dhunë.

– Nxirrini në pah mesazhet dhe pamjet pozitive që fëmija t’i shikojë dhe të ndikohet prej tyre.

– Televizori është për tu parë, por mos e përdorni atë që të mbushni kohën e fëmijës.

– Shikojeni mirë përmbajtjen e programit ditor televiziv dhe, në orët që shfaqen filmat të cilët përmbajnë dhunë zgjidhni filma të tjerë alternativë.

– I ndiqni bashkë me fëmijën filmat dhe programet e tij të preferuar dhe në qoftë se në përmbajtje kanë dhunë, atëherë zgjidhni dicka tjetër.

– I komentoni fëmijës pjesët e filmave që duhet të shikojë.

– Mos vendosni kushte të rrepta si ndalimi i shikimit të televizorit, pa vlerësuar më parë ndjenjat dhe pretendimet e femijës.

– Dërgoni faks ose i merrni në telefon institucionet dhe shprehni shqetësimin tuaj për transmetimet që në përmbajtjen e tyre kanë dhunë.

 

Referenca:

http://kidshealth.org/

http://www.media-awareness.ca/

Play Our Song