“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët  më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”

“Festa e librit” titullohej projekti në lëndën e gjuhës shqipe, realizuar nga nxënësit e klasës së 4G.

Me dëshirën e madhe për librin e leximin dhe me vetëdijen se dashuria për librin kultivohet që në fëmijëri, këta fëmijë zhvilluan një orë projekti në Teatrin e shkollës.

Gjatë kësaj ore të lirë, nxënësit, si aktorë të vërtetë, prezantuan prej librave të lexuar, një nga personazhet e tyre më të dashur. Projekti u bë në disa faza dhe fillimisht secili prej nxënësve e paraqiti personazhin e përzgjedhur, të vizatuar dhe të përshkruar, në formën e një fletëpalosjeje.

Orën e fundit të projektit, nxënësit ishin veshur si personazhi i zgjedhur dhe u prezantuan në skenë përmes lojës me role dhe ku nxënësit ishin piktori, skenaristi, regjizori dhe aktorët. Ata u treguan të zellshëm dhe e morën vetë në dorë drejtimin e saj. Sollën zbukurime dhe librat e tyre të preferuar për të krijuar një atmosferë të gëzueshme.

Kjo ishte një orë ndryshe, me plot emocione të bukura dhe që do mbetet gjatë te ata.

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe