Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit, një grup nxënësish nga klasat 3, 4, 5, së bashku me mësuesen Etleva Delimeta dhe drejtorin e shkollës z. Hüseyin Yavuz, organizuan një vizitë surprizë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe në Ministrinë për Inovacionin dhe Administratën Publike. Zgjedhja e ministrive nuk është e rastësishme. Arsyeja e vërtetë është se këto institucione qeveritare udhëhiqen nga ministre femra. Nxënësit tanë u takuan me ministren e Arsimit dhe Sporteve, znj. Lindita Nikolla si dhe me ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito. Në shenjë respekti e nderimi për punën e tyre dhe për shembullin që japin si gra në karrierë, nxënësit u dhuruan ministreve nga një tufë me lule dhe një punim artistik në porcelan me emblemën e shkollës sonë.

 

[mls_gallery id=”1687″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]