I njohur në arenën ndërkombëtare si Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës (International Festival of Language and Culture), organizohet dhe zhvillohet çdo vit në shumë vende njëkohësisht. Në të marrin pjesë mijëra fëmijë nga e gjithë bota.
Në Shqipëri Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë organizohet nga i stitucionet arsimore turke Turgut Ozal dhe Gulistan. Organizohet me synimin që nxënësit tanë të njohin dhe jetojnë kulturën e tyre, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve të ndryshëm nëpërmjet njohjes dhe shkëmbimit të vlerave kulturore. Që nga themelimi në vitin 1993 fondacioni arsimor “Gülistan” në bashkëpunim me, Institucionet arsimore “Tugut Özal” dhe Universitetin “Epoka” kanë përfaqësuar dhe prezantuar kulturën shqiptare në shumë aktivitete të organizuara brenda dhe jashtë vendit. Nxënësit tanë kanë përfaqësuar më së miri Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar që organizohet në Turqi prej vitit 2003. Në këtë aktivitet marrin pjesë fëmijë nga 160 vende të ndryshme të botës, të cilët për 15 ditë konkurojnë në 20 kategori të ndryshme.
I konceptuar me një përmbajtje të gjërë, do të organizohet për të dytën herë në datën 4 prill 2015 në Pallatin e Kongreseve. Festiali do të jetë i hapur për publikun dhe do të shoqërohet me aktivitete promovuese të kulturës shqiptare nga të gjitha trevat duke përfshirë Kosovën, Çamërinë dhe Arbëreshët. Në stendat promovuese nxënësit do të prezantojnë për të pranishmit dhe vizitorët, vlerat folklorike dhe kulturore të zonës së tyre.
Gjatë mbrëmjes gala juria e përzgjedhur do të akordojë dhe një çmim special për personalitetin e vitit me më shumë kontribut për kulturën shqiptare.

 http://www.festivalikulturor.al/

 

[mls_gallery id=”1504″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *