Sa më të vegjël fëmijët, aq me më shumë gëzim i presin ditëlindjet dhe festat që organizohen për ta. Vogëlushët e parashkollorit i festojnë ditëlindjet në ambientet e kompleksit tonë arsimor dhe e veçanta e këtyre festave është se krahas shokëve dhe shoqeve, fëmijët ftojnë edhe prindërit dhe të afërmit e tyre. Kështu festa e ditëlindjes bëhet më e plotë dhe fëmijët ndiejnë njëkohësisht si praninë e familjarëve, ashtu edhe të shoqërisë së tyre. Shpeshherë këto ditëlindje pasurohen me pjesëmarrjen e gaztorëve, muzikantëve për fëmijë, këngëve, tullumbaceve shumëngjyrëshe, lojërave argëtuese dhe ëmbëlsirave aq shumë të dëshirueshme për vogëlushët, duke krijuar një atmosferë të vërtetë festive.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *