Ndeshja finale e Kampionatit të Basketbollit për djemtë e klasave të 6-ta, u zhvillua midis klasës së 6C dhe të 6G. Kupën e Kampionatit e fituan djemtë e klasës së 6C. Emocione të shumta përshkuan lojën mes nxënësve të të dy klasave. Të mbështetur dhe nga shokët dhe shoqet e tyre, përgjegjësia për një fitore të merituar ishte akoma më e madhe. Edhe pse të vegjël në moshë, midis nxënësve u realizua një ndeshje sportive mjaft e mirë, por me gjithë konkurrencën e fortë nga të dyja skuadrat, vetëm njëra prej tyre dominoi. Në fund të ndeshjes, pavarësisht rezultatit, nxënësit e të dyja klasave finaliste përshëndetën dhe i uruan suksese të mëtejshme njëri-tjetrit. Këtij urimi i bashkohet dhe shkolla jonë për të gjithë sportistët e vegjël.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *