Pas një muaji plot emocione mes ndeshjesh basketbolli ndërmjet vajzave të klasave të gjashta, erdhi dhe ndeshja finale e kampionatit. Finalja u zhvillua midis klasës së 6G dhe të 6D, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 26-12. Ndeshja u zhvillua në pushimin e drekës dhe u ndoq gjithashtu nga tifoza të zjarrtë, të cilët mbështetën në ҫdo moment skuadrën e zemrës deri në momentin kur u kurorëzua si fituese. U urojmë vajzave suksese dhe fitore në të tjera aktivitete!

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *