Finalja e Konkursit të Interpretimit për klasat e katërta, të pesta e të gjashta u zhvillua mes emocioneve të mëdha të 27 nxënësve konkurrentë. Larmishmëria e poezive dhe poemave nga autorë të njohur të letërsisë sonë kishte si tematikë kryesore atdheun dhe dashurinë që e lidh me të çdo njeri. Të përzgjedhurit ishin mjaft të talentuar dhe ditën të përcjellin bukur mesazhet e teksteve që recituan. Performancat qenë origjinale dhe subjektive, çka e bën edhe më të vështirë detyrën e jurisë në përzgjedhjen e më të mirëve.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *