Faza finale e Konkursit të Interpretimit për kategorinë e parë dhe të dytë, ka përfunduar duke nxjerrë fituesit përmes një sfide të vështirë jo vetëm për konkuruesit, por edhe për jurinë. Për t’u prezantuar në këtë fazë finale, nxënësit finalistë kishin zgjedhur autorët më të mirë shqiptarë e të huaj dhe pjesë nga më të bukurat, të cilat tingëllonin plot emocion në zërin e tyre. Juria nxori finalistët e çdo paraleli për kategorinë e parë 4-5-6 dhe për kategorinë e dytë 7-8-9, të cilët u nderuan me certifikata sipas vendeve të fituara. Gjithashtu 5 më të mirët e çdo kategorie po përfaqësojnë shkollën tonë sot, në datën 16 dhjetor në finalen midis kolegjeve. U urojmë shumë suksese finalistëve tanë!

Punoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *