Muzika është gjuha e shpirtit përmes tingujve, shprehja më e bukur e emocioneve tona. Të gjithë kur dëgjojmë muzikë qetësohemi dhe futemi në një botë të qetë, ku gjithçka është e bukur.

Ishin këto ndjenjat që përcollën tek anëtarët e jurisë nxënësit finalistë të Konkursit të Këngës. Me zërat e tyre të ëmbël, të fuqishëm e melodioz, ata sollën në skenë, këngë nga më të bukurat dhe që kanë mbetur e jetojnë te secili prej nesh.

Më të mirët e këtij konkursi do të konkurrojnë në Finalen e madhe midis kolegjeve në datën 15 dhjetor.

U urojmë shumë suksese nxënësve finalistë!

Punoi: Nikol Dalipi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *