Një nga aktivitetet më të bukura të Muajit të Artit dhe Letërsisë, është dhe Konkursi i Këngës. Fillimisht nxënësit konkurruan brenda paraleleve, për të vijuar më pas përzgjedhjet sipas kategorive përkatëse. Edhe pse të vegjël, ata shfaqën një shpirt sfidues dhe një paraqitje shumë të mirë, si në fazën gjysmëfinale ashtu dhe në fazën finale. Zëra të fuqishëm, të ëmbël, shumë melodioz, të gjithë në harmoni të plotë, mbushën e ngritën peshë skenën e shkollës, duke vënë në vështirësi përzgjedhjeje edhe vetë jurinë. Nxënësit finalistë do të përgatiten për finalen e madhe midis kolegjeve, e cila do të zhvillohet në datën 16 dhjetor, të udhëzuar nga mësuesit e muzikës dhe udhëhequr nga dëshira për të ndjekur rrugën e këngës. Një buqetë urimesh për të gjithë finalistët!

Punoi: Amelia Duxha

Udhëhoqi: Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *