U përmbyll me sukses olimpiada e katërt e universitetit EPOKA.

Në të morën pjesë nxënës nga kolegjet turke në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Konkursi solli fitues të shumtë në të dy kategoritë, junior dhe senior, që përfshijnë klasat 6 deri në 11. Nxënësit konkuruan në lëndën e fizikës, matematikës, kimisë,  biologjisë, informatikës dhe anglishtes.

Për kategorinë junior u fituan 8 medalje bronzi, 7 argjendi dhe 5 ari.

Fituesit u shpërblyen me medalje dhe dhurata në ceremoninë që u zhvillua në kompleksin “Turgut Özal” në Tiranë.  Gjithashtu secili nga nxënësit mori certifikatë pjesëmarrjeje.

 

[mls_gallery id=”2006″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *