Të inkurajojmë nxënësit tanë të artikulojnë, të flasin dhe të shprehin saktë e bukur mendimet e tyre kur është e nevojshme, ka qenë dhe është një ndër qëllimet tona si shkollë. Për këtë arsye TOC Talks i jep mikrofonin dhe mundësinë secilit nxënës që ka diçka për të thënë, për të informuar, nxitur, apo edhe për të bërë për të qeshur, të shfaqet në formën më të mirë, duke u shprehur. Kushdo që ndien se është një folës i mirë mund të marrë pjesë.

TOC Talks është pjesë e kolegjit tashmë prej disa vitesh. Ky program ndihmon nxënësit të përçojnë mesazhe nëpërmjet videos online. Videot e regjistruara do të publikohen në faqen e shkollës në youtube si dhe në Facebook.

Ftojmë të gjithë nxënësit të bëhen pjesë e këtij zëri, të pasqyrojnë botën e tyre me anë të fjalëve.

Regjistrimet kanë filluar për këtë vit. Disa prej videove mund t’i gjeni të publikuara në http://tirana.turgutozal.edu.al/.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *