“Si të jem një qytetar i mirë”, ishte aktiviteti i radhës në lëndën e edukatës shoqërore, e cila është një lëndë shumë e rëndësishme, pasi fëmijët mësojnë parimet se si të jenë njerëz shembullorë dhe gjithashtu ngjall një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi midis tyre.

Së fundmi, klasa e 4B ka bërë një projekt shumë të veçantë në orën e edukatës shoqërore. Me udhëzimet nga mësuesja kujdestare, ata janë ndarë në katër grupe dhe kanë punuar me njëri-tjetrin. Secili grup kishte temën e vet, të gjitha temat ishin tema sociale dhe me karakter edukativ. Nxënësit punuan me zell dhe bënë postera me vizatime, ngjyra dhe me mesazhe. Në fund të aktivitetit të gjitha projektet u varën në këndin e klasës. Nuk munguan posterat për tolerancën, barazinë, të drejtat e fëmijëve, përgjegjësitë. Madje çdo projekt kishte në fund mesazhe të mirëkuptimit dhe tolerancës të krijuara nga vetë nxënësit me këndvështrimet e tyre të veçanta.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *