Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

GDS 2

Date: May 4, 2017 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Fundi i muajit prill dhe fillimi i muajit maj është periudha e cila përkon me zhvillimin e GDS-ve (testet me alternativa në të gjitha lëndët) për periudhën e dytë të vitit shkollor. Me anën e këtyre testeve, drejtoria e shkollës dhe mësuesit matin njohuritë e marra nga nxënësit gjatë muajve janar-prill. Këtë vit, testohen online të gjitha lëndët si në ciklin fillor, ashtu dhe në atë 9-vjeçar (përveç lëndëve matematikë dhe turqisht). Përpara se të zhvillojnë testin final të gjithë nxënësit hyjnë në sistemin e shkollës nga adresat e tyre personale për të zhvilluar teste përgatitore apo webquize përsëritëse. Duke e zhvilluar testin online nxënësit njihen me rezultatin në kohë reale, korrigjimi bëhet në mënyrë objektive dhe, njëkohësisht, mësuesit marrin një statistikë të shpejtë dhe të plotë për të gjitha përgjigjet e dhëna sipas temave dhe kapitujve që janë përfshirë në testim.

GDS-të ende vazhdojnë dhe kudo në shkollë ndihet atmosfera e provimeve. U urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë!

Përgatiti: Erjona Saqe

Play Our Song