Gianni De Biasi këndon Xhamadanin në kolegj

Gianni De Biasi nuk lë asnjë rast pa e shprehur dashurinë e tij për Shqipërinë.

Gjatë një vizite në kolegjin turk “Turgut Özal” ai këndoi së bashku me drejtorin e kolegjit këngën “Xhamadani vija vija” përpara një audience tepër të veçantë, fituesit e kampionatit të futbollit.

De Biasi ishte i ftuari special që u dha kupën kampionëve të futbollit për secilin paralel.

Futbollistët e vegjël u entuziazmuan shumë nga kjo surprizë e trajnerit të kombëtares shqiptare.

 

[mls_gallery id=”1940″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *