Interpretimi, arti i të shprehurit bukur, i cili nxjerr në pah natyrën dhe karakterin e secilit fëmijë, u realizua në shkollën tonë më 16, 17 dhe 18 tetor me fazën e dytë të recitimeve të sjella nga nxënësit e klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta.

Përzgjedhja e nxënësve për në gjysmëfinale u bë nga konkurrimi brenda klasës dhe më pas u realizua garimi në paralelet përkatëse. Nxënësit u vlerësuan nga juria e mësuesve, të cilët të cilët e patën të vështirë të caktonin finalistët, sepse të gjithë fëmijët ishin përgatitur me mjaft përkushtim e seriozitet.

Poezitë e zgjedhura për interpretim përmbanin tema të tilla si: atdhedashuria, vlerat e sjelljes së mirë, dashuria për nënën apo mësuesen etj. Nxënësit e fazës finale kanë filluar tashmë përgatitjen për të përcjellë sërish emocione e ndjenja përmes botës së tyre të dlirë e të çiltër, asaj fëmijërore.

Punoi: Sidrit Rrustemi

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *