Gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës

Gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës

Emocione të fuqishme përcolli tek juria gjysmëfinalja e Konkursit të Këngës, ku nuk munguan konkurrentët e talentuar, që realizuan një përballje dinjitoze mes nxënësve të klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta.

Shkolla jonë dallohet për nxënësit e talentuar, veçanërisht në kategorinë e këngës.

Kënga është gjinia më e thjeshtë e muzikës vokale dhe për fatin tonë, talentet me zë të bukur në shkollën tonë janë të shumtë.

Konkurrentët kënduan plot ndjenjë e emocion këngë nga më të dëgjuarat dhe që kanë bërë historinë e tyre.

Jemi të sigurt që për anëtarët e jurisë nuk ishte aspak e lehtë përzgjedhja e finalistëve.

Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës në këto konkurse dhe shpresojmë të fitojmë sa më shume çmime edhe në finale!

Punoi: Kiara Olldashi

Drejtoi: Ardiana Sallaku