Krahas konkurseve të tjera që po zhvillohen në shkollën tonë gjatë Muajit të Artit dhe Letërsisë, Konkursi i Kompozicionit për klasat 4- 6 solli një larmishmëri temash dhe krijimesh.

Pjesëmarrës në këtë konkurs ishin nxënësit më të talentuar  të këtyre paraleleve në fushën e krijimtarisë. Për nxënësit e klasave të katërta u dhanë tema rreth rëndësisë së librit apo teknologjisë, tek klasat e pesta kishte tema me karakter  familjar  dhe atdhetar, ndërsa tek klasat e gjashta tematikat sociale e kulturore. U urojmë suksese këtyre nxënësve në fazën finale!

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *