Një jetë e mirorganizuar brenda këtij komuniteti të madh nxënësish, në shkollën tonë, u jep mundësi të gjithë fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre në çdo fushë të artit.

Nxënësit e klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta, morën pjesë në gjysmëfinalen  e Konkursit të Vizatimit. Talenti u derdh në letër me ngjyrat e shpirtit dhe mori jetë. Motivet e vizatuara, ishin të shumta dhe mbresëlënëse. Numri i madh i pjesëmarrësve dhe konkurrenca e fortë ndërmjet paraleleve nxori gjysmëfinalistët e parë. Punimet ishin të llojeve të ndryshme; me vaj, akuarel, bardhë e zi etj. Tashmë të gjithë nxënësit e përzgjedhur nga juria do të përgatiten për një konkurrim të dytë, atë final. Këto veprimtari janë nxitje drejt artit dhe kultivojnë dëshirën që nxënësit të rriten artistikisht e të jenë të gjithanshëm.

 

Punoi: Amabel Kola

Udhëhoqi: Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *