Grupet e dyta të kopshtit “Zϋbeyde Hanım” organizuan një shëtitje në Kopshtin Zoologjik. Fëmijët u lumturuan shumë, kur e gjetën veten mes gjelbërimit dhe zërave të kafshëve të këtij pylli të improvizuar. Lama, dhelpra, ariu, demi, delja, dreri e shumë kafshë të tjera ishin objekte eksplorimi për fëmijët për minuta me radhë.

Pas kësaj shëtitjeje, vogëlushët shijuan edhe një piknik të shkurtër nën rrezet e ngrohta të diellit. Ata luajtën, recituan dhe bënë foto derisa u bënë gati për të ikur. Dhe sigurisht fëmijëve, të lodhur, por të kënaqur, gjithçka bënë iu mbeti në mendje si një kujtim i bukur.

Punoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *