Një tjetër aktivitet i grupit parashkollor “Fluturat” ishte vizita tek Instituti i Konsulencës në Ndërtim. Fëmijët u njohën  nga afër me projekte të ndryshme të ndërtimit. Inxhinierët e afirmuar të këtij instituti u shpjeguan fëmijëve projektet e realizuara. Fëmijët, me shikimet e tyre kureshtare shikonin projektet, skicat e ndryshme në letra apo në kompjutera. Ato panë nga afër edhe imazhe të rikonstruktimit  të Rrugës së Kombit. Kjo vizitë ishte një nxitje për shumë fëmijë që filluan të thoshin se do të bëheshin arkitektët dhe inxhinierët e ardhshëm të Shqipërisë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *