Fëmijët e kopshtit kanë mësuar shumë rreth botës së ngjyrave, nuancave dhe emërtimeve të tyre, ndarjes në ngjyra të ngrohta e të ftohta etj. Çdo ditë ata vizatojnë, ngjyrosin e  bëjnë aplikacione nëpër fletat e tyre të punës. Dhe kësaj here, në një orë mësimore ata i konkretizuan njohuritë e tyre me disa punime  impenjuese dhe zbavitëse  në të  njëjtën kohë. Me ndihmën e mësueses ata formuan ylberin me shtatë ngjyrat e tij, fluturat e bukura me krahët  shumëngjyrësh dhe gjethet ngjyra-ngjyra të vjeshtës së artë. U lodhën por edhe u argëtuan  e mësuan mjaft.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *