Higjiena

  • Turgut Ozal Social Media

Higjiena

Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrimi deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën. Kur dikush ankohet për të vjella ose diarre, të shoqëruara me rritje të temperaturës, kjo përbën atë që quhet helmim ushqimor. Nga vetë emri duhet të kemi parasysh që edhe shkaqet janë të shumëllojshme  në varësi nga ushqimi që ka ngrënë i sëmuri). Disa shenja të tjera që vihen re janë dobësia fizike, zverdhja e lëkurës, djersitja etj. Në raste të tilla rekomandohet të bëhet shpëlarje duke marrë lëngje, të  ilat duhet të jepen shpesh e nga pak. Gjithashtu, duhet të eliminohen ushqimet e thata për 4-6 orë.

 

 

Shkaktarët Agjentët kryesorë që mund të shkaktojnë diarre janë bakteret, viruset dhe protozoarët, të cilët mund të zhvillojnë shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të helmuara; mund të barten nga kafshë shtëpiake dhe të egra ose njerëz të sëmurë. Ndërkohë, insektet mund të jenë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe veçanërisht periudha korrik-tetor.

 

Infektimi Duhet patur kujdes në pastrimin e ushqimeve që marrim në bazë ditore, sepse këto lloj infeksionesh pothuajse gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara, por burimi kryesor i infeksionit të njeriut është rezervuari i gjerë i salmonelave në kafshët e ulëta, të cilat përdoren të përpunuara në sasi të mëdha. Ky mish kontaminohet me shumë rrugë, por më të zakonshmet janë infeksioni natyror i vetë kafshëve dhe i pajisjeve që përdoren gjatë therjes ose përpunimit.  Vezët dhe produktet e tyre, janë gjithashtu burim i zakonshëm infeksioni. Nga  peciet e ndryshme të kafshëve, janë kryesisht shpezët shtëpiakë, duke përfshirë pulat, gjelat e detit, rosat dhe vezët e produktet e vezëve, të cilët përbëjnë një rezervuar të gjerë të infeksionit dhe burimin më të shpeshtë për infektimin e njerëzve. Është e rëndësishme që këto produkte të gatuhen në temperatura të larta, sepse kështu shkatërrohen shumica e mikrobeve. Disa nga mikrobet mund të  ëndrojnë shumë gjatë dhe në pluhur. Pastrimi është shumë i rëndësishëm, por ushqimet mund të kontaminohen sërish pas përgatitjes së tyre nga pajisjet e kuzhinës apo personeli i kuzhinës. Ndaj një kuzhinë e pastër është thelbësore për shëndetin tonë. Por nuk duhet të mendohet se ushqimi i futur në kohë në frigorifer nuk kontaminohet dhe nuk shkakton helmim, sepse edhe mbas pastrimit të ushqimit,  asi mikrobet të jenë larguar, mund të vërehet efekti helmues i tyre.

Trajtimi është i lidhur  gushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale të humbura nga të vjellat dhe diarreja është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet në qendra të specializuara me antibiotikë, por duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorimin e tyre. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin sëmundjen. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit. Gjithashtu, në ushqimet e  mbalazhuara duhet të tregojmë shumë kujdes ndaj datës së skadencës.

 

Këshilla

– Lani me ujë të pastër e ë rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet.

– Ruani produktet ushqimore në vende të freskëta.

– Konsumoni ushqime të sapopërgatitura.

Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës e të tensionit duhet të jenë të kujdesshëm e të konsultohen herë pas here me mjekun specialist.

Play Our Song