Për klasat e 4-ta java e anglishtes është një nga javët më të dashura, me shumë aktivitete ku nxënësit punojnë me shumë kreativitet projeket e tyre dhe I prezantojnë ato me shumë dëshirë. Tema e përzgjedhur ishte “This is me…”. Fëmijët nëpërmjet projekteve, veshjeve, dekorimeve e vizatimeve, lojrave edukuese dhe zbavitëse, videove prezantuan më së miri veten e tyre.