JAVA E GJUHËS TURKE

JAVA E GJUHËS TURKE

Një nga javët më të dashura për nxënësit e shkollës sonë, është Java e Gjuhës Turke. Kjo jo vetëm për aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj jave, por edhe për veçantitë që ajo përcjell.

Aktivitetet për Javën e Turqishtes u organizuan nga data 4 deri në 8 prill. Aktivitetet kryesore, si për çdo lëndë, ishin vendosja e posterave të ndryshëm në secilin kat, përmes të cilëve u bë një prezantim i Turqisë. Gjithashtu përmes posterave, nxënësit shpalosën dhe dijet e njohuritë e tyre në këtë gjuhë. Në katin e klasave të teta u organizua “Oda turke”, një traditë e bukur kjo, për njohjen e kulturës dhe traditave të një vendi.

Por veçantitë e kësaj Jave qëndrojnë më së shumti, në muzikën turke të vendosur gjatë pushimeve midis orëve në gjithë shkollën dhe në qerasjen me ushqime turke, bakllava e llokume në oborrin e shkollës.

Por nuk ka mbaruar ende. Organizatorët kanë ruajtur surpriza të bukura edhe për ditët në vijim. Javën e ardhshme do të zhvillohet një Panair me ushqime turke.

Urojmë Katedrën e Gjuhës Turke për këtë organizim dhe shpresojmë që qerasjet të jenë më të shpeshta!

 

Imelda Prençe

Mësuese