Java e Matematikës po zhvillohet edhe këtë vit me veçantitë e saj, si në shkollën fillore, ashtu dhe në atë 9-vjeçare, përmes një sërë aktivitetesh dhe lojërash matematikore dhe logjike. Njohuritë dhe kuriozitetet e ndryshme në lëndën e matematikës nxënësit i kanë paraqitur dhe nëpërmjet posterave, trupave gjeometrikë, miniaturave të ndërtesave të njohura të bëra prej tyre, projekteve 3D, si dhe bluzave me thënie të ndryshme për lëndën e matematikës.

Gjithashtu gjatë kësaj jave do të zhvillohen veprimtari të ndryshme, të cilat ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë inteligjencën e tyre. Disa nga këto veprimtari janë: Kampionati i Shahut, i Mangalas, Reversit, i Jengas dhe IQ test. Për fituesit dhe më të mirët do të ketë çmime dhe certifikata.

Java e Matematikës, e cila është kthyer në traditë në shkollën tonë, do të ndihmojë nxënësit të tregojnë aftësitë e tyre në këtë lëndë dhe shkencë aq të dashur për ta.

Punoi: Alenis Ivanaj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *