Matematika edhe pse shpesh konsiderohet si “lëndë e vështirë”, përsëri ka bukuritë e saj dhe e gjejmë të shtrirë pothuajse kudo në jetën tonë. Pikërisht për t’i nxitur nxënësit të gjejnë bukuritë e matematikës dhe përdorimin e gjerë të saj, në të gjitha klasat e shkollës sonë, nga data 8 deri në 12 shkurt u zhvillua Java e Matematikës. Për këtë javë nxënësit përgatitën projekte e postera; zbukuruan klasat e korridoret e shkollës me numra, formula dhe gjëegjëza matematikore; si dhe stampuan bluza, gota ose pjata me logo për matematikën dhe konceptet e saj.

Më të vegjëlit zhvilluan konkurse në formë loje si: “Kush formon më shpejt kubin e Rubikut”, “Tabela e shumëzimit dhe basketbolli”, “Mos u nxeh”, “Kush gjen më shpejt përgjigjet matematikore”, “Po apo jo” etj. Ndërsa nxënësit e klasave më të larta zhvilluan një sërë aktivitetesh si IQ test (testi i Inteligjencës), Konkursi i Sudokut, Konkursi i Pikturës me temë “Matematika”, ndeshje shahu etj. Risi e këtij viti ishte dhe seminari i organizuar me një matematicien të njohur.

Kurorëzimi i gjithë kësaj jave ishte përgatitja e një torte për secilën klasë me logon e matematikës, në shenjë falenderimi nga ana e drejtorisë së shkollës për nxënësit dhe mësuesit e lëndës.

 

[mls_gallery id=”3996″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *