Kabineti anglishtes në godinën e ciklit fillor u shërben nxënësve të klasave të para dhe të dyta. Tabela elektronike dhe tavolina elktronike kanë krijuar një mjedis interaktiv në këtë kabinet. Nxënësit zhvillojnë orën e mësimit të anglishtes në mënyrë aktive duke parë, dëgjuar dhe duke prekur.