Aktivitetet sportive në shkollën tonë janë nga më të pëlqyerat për nxënësit. Në këto aktivitete nxënësit tregojnë aftësitë e tyre sportive dhe gjithashtu kënaqen duke u ndeshur me skuadrat e klasave rivale. Si çdokush tjetër, edhe skuadrat që ndeshen dëshirojnë të fitojnë, por vetëm njëra nga to mund ta arrijë këtë, gjë që çon në mërzitjen e skuadrës humbëse. Por ata edhe pse humbasin, e kuptojnë se kaluan një kohë shumë të bukur së bashku dhe se ndanë eksperienca të ndryshme midis tyre. Gjatë këtyre ndeshjeve nuk mund të themi se kanë munguar tifozët, pasi ata janë gjendur gjithmonë aty për të inkurajuar skuadrën e tyre të zemrës. Për këtë vit Kampionati i Basketbollit për klasat e 8-ta u zhvillua fillimisht me djemtë. Faza eliminatore është zhvilluar mes klasave e më pas klasat fituese janë ndeshur në gjysmëfinale, duke zgjedhur ekipet që do të ndeshen në finale për kupën.

Ndeshjet janë zhvilluar në këto tre faza:

Faza Eliminatore

Klasa 8A – Klasa 8B ­      Fituese – 8A

Klasa 8C – Klasa 8D ­      Fituese – 8D

Klasa 8E – Klasa 8F        Fituese – 8F

Klasa 8G ­ u kualifikua automatikisht  në gjysmëfinale.                     

Faza Gjysmëfinale

Klasa 8A – Klasa 8D ­     Fituese – 8A

Klasa 8F – Klasa 8G ­     Fituese – 8G

Dy ekipet finaliste, klasa 8A dhe klasa 8G do të ndeshen së shpejti për kupën.

I urojmë fitoren ekipit më të mirë!

Punoi: Sidrit Rrustemi

Drejtoi: Imelda Prençe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *