Ka nisur me konkurencë të fortë kampionati i basketbollit për vajza. Të gjitha duan fitoren…

Përgatitjet për këtë kampionat kanë nisur që në fillim të vitit shkollor. Vajzat kanë mësuar çdo teknikë që duhet të përdoret në lojën e basketbollit, për të zhvilluar një lojë sa më të rregullt.

Çdo klasë zhvillon dy ndeshje dhe në bazë të rezultateve të nxjerra, përcaktohen katër skuadrat që kalojnë në gjysmëfinale të cilat ndeshen me njëra-tjetrën dhe në finale shkojnë dy skuadrat më të forta. Më tej, për çdo paralel nxirret një klasë fituese.

Gjatë ndeshjeve nxënësit janë të tensionuar dhe konkurrenca është e fortë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *