Nga tërë aktivitetet e shumta që zhvillohen në shkollën tonë, Kampionati i Futbollit është i preferuari i djemve të çdo paraleli. Secila klasë ka lojëtarë të spikatur, të cilët dallojnë dhe  shkëlqejnë në fushën e lojës.

Ndeshjet e kampionatit të këtij viti te klasat e pesta ishin mjaft konkurruese, por megjithëkëtë e 5F dhe e 5G triumfuan mbi të tjerat dhe dolën në finale.

Përballja ishte e fortë dhe fusha kumbonte prej brohoritjeve të shokëve, që u jepnin kurajo djemve. Ethet e lojës e kishin pushtuar këdo dhe megjithëse të dyja klasat luajtën bukur, klasa e 5G ishte ajo që mundi ta çonte kupën në shtëpi.

Urime dhe fitore të mëtejshme për djemtë e klasave të pesta!

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Elda Rrustemi