Ja ku i erdhi fundi edhe Kampionatit të Hendbollit për vajzat e klasave të pesta.

Hendbolli është një sport ekipor, i cili luhet mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë, duke lëvizur topin nga njëri lojtar te tjetri e duke tentuar që të shënojnë në portën e ekipit kundërshtar. Duket si sport i ngjashëm me futbollin, por këtu në vend të këmbëve, përdoren duart për të lëvizur topin.

Pas ndeshjeve mes klasave të pesta, në finale arritën të dalin klasat e 5D dhe e 5G. Dhe mbas një ndeshjeje të fuqishme, në të cilën të gjitha nxënëset dhanë më të mirën e tyre, fitoren e mori klasa e 5D, me rezultatin 8-5. Urojmë suksese të tjera për të gjitha vajzat në kampionatet e ardhshme!

Punoi: Ergita Zenelhasanaj

Drejtoi: Elda Rrustemi