Gjatë muajit mars mësuesit e edukimit fizik organizuan ndeshjet e fazave të ndryshme të Kampionateve të Hendbollit. Të parat që zhvilluan ndeshjen finale ishin klasat e pesta. Konkurrenca e lartë  mes klasave të paralelit nxori në finale klasën e 5A dhe të 5G. Edhe pse të dyja skuadrat qenë mjaft të përgatitura për ndeshjen mes tyre, ishin vajzat e së pestës G triumfueset e kësaj finaleje, me rezultatin 15 – 7 pikë. Loja e hendbollit  prej vitesh është pjesë e lojërave sportive në shkolllën tonë dhe  është shumë e pëlqyer nga nxënëset tona për prakticitetin dhe lëvizjet energjike që e shoqërojnë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *