Aktiviteteti i radhës i zhvilluar në shkollën tonë, përsa i përket aktiviteteve sportive, ishte Kampionati i Pingpongut, mes nxënësve të klasave të nënta.

Kampionati për djem, u zhvillua në muajt që lamë pas. Filloi më datë 23 Shkurt dhe përfundoi në datën 9 Mars. Numri i nxënësve që morën pjesë ishte i konsiderueshëm, por sigurisht në fund vetëm njëri prej tyre do të ishte fituesi. Vendin e parë e fitoi Juxhin Kamberi i klasës 9D dhe atë e pasoi Jozef Gurakuqi klasa 9H, me vendin e dytë.
Kampionati për vajzat filloi në datën 15 Mars dhe përfundoi në datën 5 Prill. Vendin e parë e fitoi Anxhela Elezaj nga klasa 9G dhe atë e pasoi Jorida Nuredini klasa 9H, me vendin e dytë. Ndeshjet u zhvilluan në palestrën e shkollës dhe në oborr dhe u drejtuan nga mësuesi Hasan Uzunsakal.

Nikol Kaso

Nxënëse

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *