Në shkollën tonë, java e matematikës përkon me fillimin e lojërave të inteligjencës, ku midis të tjerave  zuri vend edhe kampionati i shahut. Shahu, përveçse është një lojë që kërkon një nivel të lartë inteligjence, është gjithashtu edhe art, shkencë dhe një sport interesant. Në këtë kampionat morën pjesë nxënësit më të talentuar dhe të prirur për shah, nga klasat e 6-ta deri në klasat e 9-ta. Përzgjedhja e më të mirit u shtri në disa faza eleminuese, në të cilat nxënësit u përballën me njëri-tjetrin. Konkurrenca midis pjesëmarrësve ishte mjaft e fortë në të gjitha fazat, përfshirë edhe finalen e madhe. Finalja u zhvillua në ambientet e kolegjit “Turgut Özal” Tiranë, ku pati edhe emocione të forta. Fituesi i kampionatit u shpall nxënësi Sidrit Demiraj. U urojmë sukese të mëtejshme nxënësve tanë inteligjentë!

Punoi: Rebeka Sharko

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *