Kantina është një ambient me një hapësirë të bollshme dhe e mirëndriçuar, e vendosur brenda shkollës dhe e konsideruar si një vend relaksi për mësuesit dhe nxënësit në orët e tyre të pushimit. Aty shërbehet kafe, pije joalkoolike, ushqime të shpejta dhe ëmbëlsira të llojeve të ndryshme. Shërbimi që ofrohet është i shpejtë, cilësor dhe i kontrolluar. Kantina është gjatë gjithë kohës e monitoruar nga mësues të cilët kujdesen që nxënësit të jenë korrekt me orarin e futjes në mësim.