Sa herë që dëgjojmë fjalën “Karnavale” ne mendojmë për Rio De Janerio dhe njerëz të veshur me veshje nga më të veçantat për nga stili dhe ngjyrat. Po këtë atmosferë feste kalendarike për qindra vite, na e sollën në shkollën tonë nxënësit e klasës së 5A. Të veshur si shumë personazhe të adhuruar prej tyre dhe që do të donin t’i ngjanin, ata dukeshin mrekullisht bukur. Kjo është dhe arsyeja pse në disa ditë të vitit dëshirojmë të jemi “heroi i dashur”. Këto organizime në vetvete e ngërthejnë mbi të gjitha motivin social e humanitar. Elementi i bamirësisë, që shfaqet bashkë me kostumin e Arlekinos,  si dëshmi e fortë e humanizmit, e zbukuron akoma më tepër këtë orë mësimi të gjuhës shqipe. Nxënësit kishin kënaqësi të tregonin e flisnin për përzgjedhjet e veshjeve, duke shpalosur përpara shokëve një botë të gjerë me idhuj dhe heronj, e që u shkonte mjaft. Një orë mësimi ku ndërthuren ëmbël, bukur dhe në mënyrë argëtuese njohuritë e reja dhe ëndrrat e fëmijëve. Të mësosh duke u argëtuar, a ka më bukur?

Punoi: Enkelejda Velo

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *