Shqipëria jonë e dashur feston Festën e Pavarësisë dhe Festën e Çlirimit dhe ashtu si çdo vit tjetër nxënësit e shkollës sonë me aftësitë e tyre artistike, arritën të krijonin me imagjinatën e tyre një atmosferë tepër festive.

Nxënësit e 9-vjeçares me ndihmën e mësuesve organizuan një program festiv, ku shpalosën talentin e tyre. Ishin të mëdha emocionet që ata përcollën tek ne, nëpërmjet këngëve dhe valleve me kostume popullore të trevave të ndryshme të Shqipërisë. Nuk mund të mungonin poezitë kushtuar atdheut tonë të dashur që ngjallën emocione të forta në sallë, të shprehura me duartrokitje pafund.

Skena u vesh disa herë me ngjyrat e flamurit kuq e zi si dhe me një flamur gjigand që valëvitej krenar dhe i pamposhtur në ajrin e pastër të lirisë, sepse shpirti dhe zemra e shqipes do të fluturojnë gjithmonë krenarë në hapësirat e kaltra qiellore. Një popull që ka në gjak lirinë e në zemër veç një emër, Shqipërinë!

[mls_gallery id=”2940″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *