Klasa 7F iu bashkua në një ndërmarrje bamirësie nismës “Fundjavë Ndryshe”. Mbledhja e ndihmave u organizua nga nxënësit e klasës, veçanërisht nga nxënësi Martin Agolli, që ishte dhe nismëtari. Të gjithë sollën nga shtëpia veshje e lodra dhe kontribuan me një shumë parash, me të cilat blenë ushqimet bazë. Familja u zgjodh nga vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe”, të cilët dhe i shoqëruan nxënësit. Familja, e cila u ndihmua, përbëhej nga 4 anëtarë: babai i sëmurë, nëna dhe dy fëmijë, 3 dhe 5 vjeç. Familja kishte vetëm një ndihmë minimale ekonomike, pa asnjë të ardhur tjetër. Edhe shtëpinë e kishin me qera.

Siҫ u shprehën dhe vullnetarët e Fundjavës Ndryshe “Jeta nuk i përkëdhel të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak nga fati ynë.”

Falenderojmë nxënësit e shkollës sonë dhe prindërit e tyre për bujarinë që tregojnë gjithmonë!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *