“Pro, kundër, abstenim, me nxënës të shkollave të Tiranës. Nesër do jenë ata që do të marrin vendime për qytetin, si këshilltarë në Këshillin Bashkiak”, kështu është shprehur Kryetari i Qarkut Tiranë, gjatë një vizite në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të nxënësve të klasës 9A.

Nxënësit e klasës së 9A zhvilluan një takim me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në këtë takim, Z. Dalipi i informoi nxënësit për funksionin e Këshillit Bashkiak. Më pas nxënësit i drejtuan pyetje të ndryshme dhe pas kësaj ata vetë morën rolet e anëtarëve dhe Kryetarit të Këshillit, duke improvizuar një mbledhje të Këshillit Bashkiak, duke propozuar ligje dhe duke votuar pro, kundër, abstenim.

 

Punoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *