“Mësimi më i rëndësishëm i botës”

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit, ditë që këtë vit i kushtohet Ushqimit dhe Migracionit, nxënësit e klasës së 9-G të shkollës “Turgut Özal” zhvilluan në Ministrinë e Bujqësisë një takim me temë “Mësimi më i rëndësishëm i botës”.

Përmes këtyre diskutimeve mbi Ditën Botërore të Ushqimit dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, United Nations promovojnë dialogun mbi çështjet e ushqimit dhe migracionit në nivel ndërkombëtar. Nxënësit u pritën nga Z. Arben Kipi, Asistenti Përfaqësues i UN-s në Shqipëri dhe Blerina Karagjozi, Specialist i Komunikimit pranë Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO).

Në këtë takim mjaft interesant, u diskutua mbi rëndësinë e elementëve në hartimin dhe zbatimin e Objektivave Globale, qasjen e bazuar në të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe ndryshimin e klimës. Nxënësit tanë shprehën dëshirën për të qenë pjesë e programeve vullnetare, që kjo organizatë ka në vende të ndryshme. Kjo ide u pëlqye mjaft nga organizatorët dhe mund të jetë një nga objektivat e ardhshëm.

Në mbyllje të këtij aktiviteti nxënësit shijuan lëngje të përgatitura me fruta të freskëta dhe bio.

Punoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *