Nxënësit e klasës së 1E zhvilluan një orë  mësimore të veçantë, sipas temës “Shoku dhe shoqja juaj”, në lëndën e edukatës shoqërore. Ora u zhvillua me projekte, punë në grup, biseda, diskutime dhe  punë individuale.
Me ndihmën e mësueses fëmijët përgatitën  dhe ngjitën në murin e klasës “Pemën e miqësisë”,  dhe pasi prenë kartona me madhësinë e dorës e që përsipër mbanin emrat e tyre, i vendosën rreth e rrotull saj në formën e degëve. Më pas u ndanë në grupe dhe duke shkëmbyer  pyetje-përgjigje mes tyre, me fjalë të thjeshta ata shpjeguan se si duhet të veprojnë për të ruajtur një miqësi. Në libër nxënësit u zbavitën me pazëllin që u mësoi atyre se cilat norma duhen zbatuar në komunikim  me shokët apo shoqet.
Kjo orë u përmbyll me opinionet e fëmijëve për miqësinë e vërtetë dhe vlerat më të rëndësishme të saj si sinqeriteti, ndihma, besnikëria, toleranca, vlerësimi e respekti.
Përgatiti: Elda Rrustemi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *