Të jetojmë në një mjedis të shëndetshëm dhe ta bëjmë vetë një mjedis të tillë.

Në ditët e sotme, kur ndotja e ajrit është një problem kudo nëpër botë, mënyra më e mirë e pastrimit të ajrit është gjelbërimi i mjedisit dhe mbjellja e pemëve. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë e të ndërgjegjësohemi për këtë gjë dhe sa më shpejt ta bëjmë edukatë një gjë të tillë, aq më mirë është.  Në lidhje me këtë, nxënësit e klasës së 1F zhvilluan një orë edukative në oborrin e shkollës, ku mësuan se si të mbillnin një pemë me ndihmën e mësueses. Nxënësit zbritën në oborr gjatë një ore mësimore, ndërsa dielli i lehtë i nëntorit ngrohte pak paraditen e freskët. Ata mësuan hapat e procesit të mbjelljes, që nga hapja e gropës, tek vendosja me kujdes e fidanit e deri tek ujitja e tij pas mbjelljes. Nxënësit mësuan dhe si të kujdesen në vazhdimësi për bimën dhe kaluan një orë të këndshme bashkë me mësuesen. Kjo pemë do të jetë gjithmonë pema e tyre.

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *