Nxënësit e klasës së 1G zhvilluan  një orë interesante në lëndën e edukimit për shoqërinë. Tema mësimore “ Unë dhe i panjohuri” solli situata aktrimi , ku mësuesja kujdestare dhe ajo ndihmëse ishin në rolin e një të panjohuri që u ofronte një çokollatë apo një celular. Reagimi i fëmijëve shpesh ishte  befasues dhe ai i duhuri, sepse edhe pse të vegjël, ata e dinin mjaft mirë se si duhet vepruar në të tilla raste. Në këto situata, duke refuzuar të shkojnë tek një person i dyshimtë që i thërret t’i afrohen ose të hipin në makinën e tij, fëmijët u qartësuan edhe më shumë për distancën që duhet mbajtur me të huajt. Rregullat e arta që nxënësit mësuan gjatë kësaj ore ishin se nuk duhet të flasin me të panjohurit ose të pranojnë diçka prej tyre, por të bëhen të zgjuar e në raste emergjente të vrapojnë tek prindërit, tek të njohurit apo tek një punonës i policisë që mund të jetë afër.
Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *