Klasa e 2F vizitoi Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Ministri i saj, Z. Blendi Klosi mikpriti nxënësit në zyrën e tij dhe së bashku patën një bisedë të ngrohtë e me mjaft vlerë. Tema kryesore ishte rëndësia e ruajtjes së mjedisit, mbrojtjes së florës e faunës shqiptare. Ndër të tjera, Z. Klosi u shpjegoi fëmijëve se si organizohen punët në ministri, u foli për axhendën e aktiviteteve që priten të bëhen së shpejti e të cilat kanë si qëllim ndërgjegjësimin rreth resurseve natyrore që ka Shqipëria. Në fund të vizitës nxënësit morën dhurata me logon e ministrisë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *