Për të  konkretizuar  njohuritë e përftuara gjatë përgatitjes së projektit  “Tirana jonë”, nxënësit e klasës së 3C vizituan njërin  prej  institucioneve më të rëndësishme të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës. Nxënësit u pritën nga Kryetari i Bashkisë, Z.Erion Veliaj, në zyrën e tij. Biseda që u zhvillua ishte mjaft miqësore. Fëmijët dëgjuan informacione të rëndësishme rreth historikut të formimit e zhvillimit të qytetit të Tiranës dhe drejtuan  pyetje në lidhje me  shtimin e këndeve të lojërave, parqeve me pemë etj. Mes të tjerash, kryebashkiaku  i njohu fëmijët me risinë e fundit të Bashkisë së Tiranës, që së shpejti do të vendoset në qarkullim, me biçikletën elektronike.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *