Tema mësimore “Shërbimet cilësore në komunitetin tonë”, në lëndën e edukatës shoqërore, u realizua në një mënyrë më praktike për nxënësit e klasës së 3E. Me qëllimin për të parë nga afër punën e punonjësve të policisë në garantimin e një mjedisi të sigurtë për komunitetin, u organizua kjo vizitë në godinën e Policisë së Shtetit Tiranë. Pasi u pritën përzemërsisht nga stafi i saj, nxënësit u shoqëruan nëpër ambientet e institucionit. Mjaft kureshtje solli për ta Salla Operative, në të cilën hidhen të dhënat e punës hetimore të punonjësve, njohja me sistemin Tims mbi qarkullimin rrugor dhe me ekranët e mëdhenj që transmetojnë pamje direkte nga zona të ndryshme të qytetit. Ndërsa në një ambient tjetër, fëmijët u njohën me stemat e policisë së shteteve të tjera, me të cilat bashkëpunon shteti shqiptar. Punonjësit e trajnuar, u folën nxënësve rreth temave si trafikimi i fëmijëve apo rregullat e qarkullimit rrugor, por nuk munguan as pyetjet mjaft të gjetura nga nxënësit, si psh: A keni frikë kur prangosni një kriminel? Punoni vetëm apo në grup? A jeni të kënaqur nga paga që merrni? etj.

Për fëmijët ishte një vizitë e frytshme, që i ndërgjegjësoi për vështirësitë dhe rreziqet e këtyre profesionistëve në përditshmëri dhe për misionin e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *